Drenica në Skenderaj ka pritur Ferizajin në kuadër të ndeshjeve të javës së tretë. Ferizaji gjatë kësaj ndeshje tregoi maturi dhe nuk lejonte që Drenica të shënonte, por sulmet e parreshtuar të Drenicës bënë që në minutën e 42 nëpërmjet Arsim Prepolit Drenica shënon golin e epërsisë. Pjesa e parë përfundon me këtë rezultat. Në pjesën e dytë më e angazhuar ishte përsëri Drenica por nuk arriti të ngrisë epërsinë. Ferizaji kishte një mundësi për të barazuar rezultatin, por nuk arritn. Drenica Ferizaji 1-0