03 korrik 2009

Xhovinko: Ky do të jetë sezoni im

Sebastian Xhovinko është operuar me sukses në hundë, por tani i duhet të qëndrojë tri javë jashtë fushave të futbollit. Talenti juventin do t’i bashkohet disi me vonese skuadrës, që pritet të nisë fazën përgatitore, por gjithsesi është i bindur se ky do të jetë një sezon shumë pozitiv për të me fanellën bardhezi. “Me ose pa Diegon në fushë, duke parë paraqitjet e mia personale qoftë në sezonin e kaluar, ashtu sikurse në Evropianin U- 21 që zhvilluam në Suedi, jam mëse i bindur se sezoni i ardhshëm do të jetë fantastik për mua. Pres vetëm pak besim nga Ferrara dhe të shikoni që do ia shpërblej”, thotë Xhovinko.