21 korrik 2009

Xabi Alonso: Projekti i Realit është mbresëlënës

Protagonisti i merkatos europiane, Ksavi Alonso, flet për "As". Organizatori spanjoll mbi të gjitha ka dashur të saktësojë se është ende një lojtar i Liverpulit dhe nuk mund të flasë lirshëm. Nga ana tjetër, lojtari pohon se është në dijeni të interesit të Real Madridit dhe se e tërheq kjo ide. Emblematike ka qenë përgjigjja e tij për merkaton e madrilenëve: "Projekti i Real Madridit është impresionues. Por më shumë se kaq nuk mund të them për momentin".