Milani është vënë në gjurmët e Nemanja Vidiçit. Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari, që në një intervistë për shtypin britanik, ka zbuluar se ka marrë oferta nga kuqezinjtë, Barcelona dhe nga Reali i Madridit dhe se këtë ia kanë bërë të ditur edhe trajnerit të tij: “Kam qenë korrekt dhe i kam treguar gjithçka Sër Aleks Fergusonit”, ka shpjeguar lojtari. Kështu, e ardhmja e mbrojtësit qendror duket larg Londrës ku familja e tij nuk ka më dëshirë të qëndrojë për shkak të klimës shumë të keqe: “Ndihem mirë tek Mançesteri dhe nuk dua të largohem, por gruaja ime Ana është e pakënaqur me stilin e jetës këtu”, ka thënë Vidiç.