JUVELIVE

04 korrik 2009

Uefa, masat e para anti-Real

Gjenevë - Stop shpenzimeve marramendëse për një futboll “më të drejtë e më transparent”, ishte kryefjala e mbledhjes së fundit të UEFA-s.
Pas deklaratave verbale kundër shpenzimeve të Realit të Madridit nga kreu i UEFA-s, Mishel Platini, rrjedha e ngjarjeve po merr ngjyrosje zyrtare. Në mbledhjen e djeshme, UEFA bëri të ditur se do të ketë “rregulla të reja” për të limituar shpenzimet e pakontrolluara.Pika e parë e projektit, bën pikërisht fjalë për një limit të rrogave dhe të shpenzimeve gjatë merkatos. “Futbolli duhet të shpërblejë ato klube që mbijetojnë falë burimeve të tyre. Klubet duhet të reduktojnë shpenzimet. Rroga e transferimet duhet të jenë të arsyeshme e të limituara”, ishin fjalët e mbledhjes së fundit të UEFA-s.Uefa përsërit pozicionin e saj në lidhje me ekipet që Federata Ndërkombëtare i cilëson si "fair play financiar". "Klubet duhet të investojnë në ekipet zinxhirë e t’u japin përparësi lojtarëve që vijnë nga grupmoshat e vetë klubeve për t’u përforcuar në të ardhmen.