JUVELIVE

21 korrik 2009

Shtutgardi arrin marrëveshje me Huntelaar

Shtutgard- Shtutgardi ka arritur një marrëveshje me Klaas Jan Huntelaar që do të lerë Realin e Madridit për të vazhduar karrierën me klubin gjerman.
Lajmin e ka bërë të ditur gjermania “Bild” sipas së cilës “Huntelaar vendosi për këtë opsion pasi prej javësh zërat për një kalim të tijin te kuqezinjtë e Milanit filluan të perëndojnë”. Shtutgardi do të derdhë në arkat e “merengues” rreth 18 milionë euro.