JUVELIVE

20 korrik 2009

Roma mendon për të riun Abate

Pas Gubertit, lëvizja e dytë e klubit të Romës në këtë sesion veror të merkatos mund të jetë ajo për të marrë Injacio Abaten. Skuadra verdhekuqe, në fakt, duket se ka kërkuar mesfushorin e krahut të Milanit, me formulën e borxhit me të drejtë për ta blerë përfundimisht lojtarin. Ndërkohë, në një intervistë për një televizion italian, avokati Paskualin, menaxheri i lojtarit, është shprehur i gatshëm për të negociuar me verdhekuqtë: “Jemi gati të vlerësojmë ofertën që mund të na bëhet nga skuadra e Romës. Në gjithë këtë çështje besoj se ekziston diçka e vërtetë”, ka thënë Paskualin.