23 korrik 2009

Real Madrid blen Graneron

Real Madrid ka transferuar mesfushorin Esteban Granero nga rivali i La Ligas, Getafe. E përditshmja sportive spanjolle AS ka njoftuar të enjten se gjiganti madrilen ka shfrytëzuar opsionin e rikthimit të Graneros në klub duke blerë pjesën e mbetur të kontratës së tij por 3 milionë funta. Granero pritet të nënshkruaj kontratë katërvjeçare me Real Madridin me vlerë prej 2.5 milionë funta në sezon. “Kjo ishte ëndrra ime”, deklaroi ai.