JUVELIVE
▼
21 korrik 2009
Nuk na mungon Ibrahimoviç
Javier Zanetti tashmë ka filluar të përgatitet për largimin e Zlatan Ibrahimovicit dhe mirëpret ardhjen e Samuel Eto’os. Barcelona dhe Inter kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e sulmuesve, ndërsa gjiganti katalan është i gatshëm të paguajë edhe 45 milionë euro për yllin suedez si dhe të ofrojë mesfushorin Aleksander Hleb në formë huazimi. “Për të zëvendësuar një futbollist të klasit botëror si Ibrahimoviç, do të vjen një golashënues i madh si Eto’o”, tha kapiteni Zanetti për të përditshmen argjentinase La Nacion. “Ai do të formojë çift të shkëlqyeshëm me Militon. Ata do të përshtaten mes veti në mënyrë të përkryer”, shtoi ai. Shumëkush ka sugjeruar se shitja e golashënuesit më të mirë nga sezoni i kaluar në Serie A do ta dobësoj Interin, por Zanetti mendon ndryshe. “Synimi ynë është të arrijmë në kreun e futbollit ndërkombëtar, ashtu siç jemi tani në Itali. Jemi duke ndërtuar ekip shumë të fortë, në shkallë të më të mirëve në Evropë. Sigurisht se nuk do të jetë lehtë të luftojmë për Ligën e Kampionëve sepse konkurrenca është e fortë, por jam optimist”, përfundoi Zanetti.