JUVELIVE

04 korrik 2009

Melo mirëpret Juventusin

Felipe Melo do të ishte shumë i lumtur ti bashkohet Juventusit nëse Bianconerët arrijnë marrëveshje me Fiorentinën, ka theksuar menaxheri i mesfushorit brazilian, Umberto Fusco. Së fundi qarkullojnë njoftime se Juventus ka kthyer vëmendjen te Melo pasi oferta për mesfushorin e Udineses, Gaetano D’Agostino është refuzuar. “Felipe është i kënaqur në Firencë por pa dyshim se mirëpret interesimin nga një klub prestigjioz si Juventus. Nëse Bianconerët arrijnë marrëveshje me Fiorentinën, atëherë ai do të ishte i lumtur” deklaroi Fusco.