JUVELIVE

04 korrik 2009

Marko Arnautoviç mendon vetëm për Interin

Marrëveshja akoma nuk është arritur, por gjëja e sigurtë është se Marko Arnautoviç “mendon vetëm për Interin”. Problemet midis zikaltërve dhe hollandezëve të Tventes për transferimin e lojtarit të ri në Milano ekzistojnë dhe kanë të bëjnë me mënyrën e pagesës, por Peter Bars, avokati i lojtarit është optimist: “Palët janë akoma duke negociuar, por për të gjetur një marrëveshje është e nevojshme që të ulen edhe një herë rreth një tavoline”. Dhe sipas Barsit një gjë e tillë do të ndodhë shpejt. “Eshtë normale që nëse një lojtar e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij dhe ka në mendje vetëm një skuadër, mund të lindin disa probleme me klubin me të cilin luan”. Në lidhje me pyetjen nëse është parashikuar një takim për ditën e hënë, përgjigja ka qenë: “Për momentin, nuk kam lajme për zhvillimin e një takimi të programuar, nuk është fiksuar akoma asnjë datë”, ka thënë Bars.