JUVELIVE

03 korrik 2009

Luçiano Moxhi i fut tmerrin Serisë A: Rrjeti im do rikthehet të komandojë

I pranishëm, ose jo në botën e futbollit italian, Luçiano Moxhi, mbetet gjithmonë një person që krijon shumë audiencë rreth tij me deklaratat që bën. Dy ditë më parë pranoi se kontakton me disa ndër presidentët e klubeve të Serisë A, madje u jep atyre falas këshilla të vlefshme për merkaton, apo drejtimin e një klubi, por këto thënie janë asgjë kundrejt intervistës së dhënë dje për të përditshme “Corriere della Sera”. Moxhi shpreh siguri në fjalët e tij, por mbi të gjitha, premton të zbardhë të vërtetën e skandalit të “Calciopoli”-t, dhe pas saj pret faljet e të gjithëve.
- Zoti Moxhi, na shpjegoni lidhjet tuaja me Bolonjën?
Një ditë udhëtova drejt Bolonjës dhe mendova: ‘tani do telefonoj mikun tim, Renco Menarini, për të drekuar bashkë’.
- Dhe Menarini ju përgjigj pozitivisht?
Padyshim që kishte dëshirë... Por unë nuk e kuptoj se pse nuk duhej të kishte dëshirë që të më takonte? Mos diçka e tillë është e ndaluar, apo ndokush kërkon të më heqë edhe të drejtën për të takuar njerëz, të drejtën e fjalës, apo mbi të gjitha, të drejtën për të jetuar...
- Moxhi, dikush është shqetësuar shumë mbi një rikthim tuajin në botën e futbollit. Përse!? Çfarë kam bërë unë? Mos kam vrarë njeri? Jo. Mos kam vjedhur? Jo. Unë vetëm e kam ndihmuar futbollin italian...
- Menarini ju ka ofruar të bashkëpunoni me Bolonjën?
Po kush është ai që e ka nxjerrë në qarkullim këtë thashethem? Shikoni, po ju saktësoj se unë drekoj shpesh me presidentë klubesh, të cilët mbi të gjitha janë miqtë e mi.
- Cilët janë këta saktësisht?
Zamparinin, Spinelin... Por me Menarinin keni biseduar për çështje pune. Me Menarinin kemi folur për gjithçka... sepse pastaj një gjë është e sigurt...
- Çfarë?
Unë mund të jem i skualifikuar për një periudhë pesëvjeçare, por gjithsesi, mund të bëj rolin e konsulentit, vetëm se për momentin nuk kam dëshirë. Kjo është një gënjeshtër e juaja... Ju betohem. Të paktën për momentin nuk kam dëshirë të punoj, edhe pse vazhdimisht jam në kontakt dhe këshilloj shumë presidentë klubesh të Serisë A.
- Cilët?

Me dhjetëra prej tyre dhe jo vetëm italianë. Prandaj nëse do të doja, nuk do ta kisha të vështirë të rifilloja profesionin tim. Të paktën nga fjalët që qarkullojë, ju kishit ndërtuar një rrjet kontaktesh të jashtëzakonshme.
- Mund të rikthehet sërish operativ ai?
Rrjeti im është i paprekur. Njohje, lidhje të ngushta, miqësi, çdo gjë mund ta rikthej dhe ta vë në punë brenda dhjetë minutash. Ky konfirmim i juaj na fut të dridhurat...
- Pse?

Një herë e një kohë, ju gazetarët më quanit mbretin e merkatos botërore, sepse unë jam realisht një person që e kupton futbollin më mirë se kushdo tjetër. Në fakt, disa vite më parë ju kërkonit të fusnit Edgar Davidsin në një marrëveshjeje merkatoje me skuadrën e Romës, ndërkohë që atyre u kërkove tre 18-vjeçarë, De Rosin, Akuilanin dhe D’Agostinon, të cilët sot janë ndër lojtarët më në zë të Serisë A dhe futbollit evropian. Këta të tre i kisha parë në një ndeshje midis Romës dhe të rinjve të Juventusit. Unë isha një person që lëvizja dhe i studioja të gjitha skuadrat italiane, madje deri te sektorët e të rinjve.
- Dhe i telefononit gjyqtarëve? Bergamo e Paireto, dizenjime gjyqtarësh të pilotuara nga ju. Një histori e shëmtuar kjo, apo jo Moxhi?
Është e shëmtuar, sepse ju nuk dini ta interpretoni dhe ta kuptoni atë. Por shumë shpejt do të viheni në dijeni se çfarë lloj përgjimesh ka në procesin e Napolit dhe mbi të gjitha, se kush tjetër përfshihen. Pasi të mësoni emrat e tyre, do të vini të gjithë të më kërkoni të falur. Por ndërkohë, tifozët e Bolonjës ju këshillojnë të mos riktheheni në qytet. Po kujt i interesojnë tifozët e Bolonjës... Fundja unë nuk i kam kërkuar asgjë Bolonjës...
- Moxhi, një pyetje të fundit. Si ka mundësi që nuk lodheni kurrë duke luajtur rolin e të keqit?
Nuk lodhem, sepse në fund të fundit unë jam më i miri...