04 korrik 2009

Liverpool s’e shet Alonson

Portieri i Liverpoolit, Jose Reina ka insistuar se menaxheri Rafa Benitez nuk dëshiron ta shes mesfushorin Xabi Alonso. Reina ka komentuar spekulimet rreth transferimit të bashkëkombësit të tij spanjoll te gjiganti madrilen Real Madrid. “Besoj se Benitez ka ide të qarta dhe plani i tij është të mbaj futbollistët e rëndësishëm të ekipit. Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndajnë ekipin tonë duhet të paguajnë shumë para” deklaroi Reina.