03 korrik 2009
Largohet nga Vaduz
Rënia e Vaduzit në Challenge League (liga e dytë zvicerane) ka detyruar Sehar Fejzullahin t’i thotë lamtumirë klubit nga Lihtenshtajni, që garon në futbollin e Zvicrës. Edhe pse me klubin e Vaduzit ka kontratë deri në verë të vitit 2010, mesfushori shqiptar ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në ndonjë skuadër tjetër. “Me Vaduzin jemi ndarë dhe nuk do të jem më pjesë e këtij ekipi”, ka thënë Fejzullahu për Express. Pas shkëputjes së kontratës me Vaduzin, në adresë të Fejzulahut kanë ardhur disa oferta nga klubet të elitës së futbollit italian dhe atij zviceran. ‘Kam disa oferta nga klube te Serie A dhe skuadra të Zvicrës. Brenda këtij muaji pritet të vendoset për të ardhmen”, ka thënë Fejzullahi i cili nuk ka dashur t’i bëjë publikë emrat e ekipeve të interesuar për të. Mirëpo, sipas gazetës së përditshmes zvicerane Blick, e interesuar për Fejzullhi është skuadra nga qyteti i Zurich, Grasshoppers, me të cilin ekip ditë më parë ka nënshkruar edhe kosovari Vullnet Basha. Sehar Fejzullahi ka luajtur dikur në ekipin U21 në FC Bazel, derisa ka zhvilluar edhe rreth 45 ndeshje ndërkombëtare për Zvicrën U16 deri në U21. Më pasi ai është transferuar në FC Aarau. Atje ka zhvilluar 45 ndeshje në Superligë, por shënoi vetëm një herë. Në FC Winterthur në Challenge League ka zhvilluar 16 ndeshje, nga to ka shënuar gjashtë gola. Ai ishte po ashtu edhe pjesë e ekipit të FC St.Gallen.