Mesfushori i Chelseas, Frank Lampard ka pranuar se nuk është i sigurt nëse kapiteni John Terry do të mbetet në klub dhe refuzoi mundësinë e transferimit në Manchester City. Terry ka marrë disa oferta nga City dhe Lampard ka theksuar se ato mund të kenë zgjuar vëmendjen e bashkëlojtarit të tij. "Nuk e di se çka do të bëjë. Kam qenë në pozitë të tij, por të gjithë në klub dëshirojnë që ai të mbetet. Kam pasur opsion largimi gjatë verës së kaluar, por kam menduar se nuk do të kishte qenë vendim i drejtë”, tha Lampard.