04 korrik 2009
Kuarezma drejt “shërimit” falë një psikologu
Rikardo Kuarezma është optimist. Pasi ka refuzuar ofertën e Xhenoas, portugezi ka vendosur të vërë në provë aftësitë e tija, duke qëndruar me zikaltrit dhe duke premtuar një rilindje që do të shpërblejë besimin, që i është dhënë si nga Morati ashtu edhe nga Mourinjo. Ai ka thënë se po punon me një trajner personal, por se mbi të gjitha po punon në aspektin psikologjik: “Ndiqem nga një terapist: nuk do të gaboj sërish. Vështirësitë më kanë ndihmuar të rritem, do të arrij t’ia shpërblej në mënyrën e duhur Mourinjos dhe Moratit”. Në një fjalë, lojtari mund të përkufizohet i vetdijshëm. I vetdijshëm për gabimet e bëra: “Ka qenë e tmerrshme. Mendoj se ka qenë sezoni më i keq që kam patur ndonjëherë. Eshtë e vërtetë se kam fituar një kampionat dhe një kupë, por sa ndeshje kam luajtur? Për këtë arsye nuk mund të ndihem një kampion”, ka thënë Kuarezma.