Juventus është në bisedime me Barcelonën për mbrojtësin Martin Caceres, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Tuttosport. Menaxheri i Caceres, Daniel Fonseca (ish sulmuesi i Juventusit) është duke udhëhequr bisedimet për transferimin e reprezentuesit uruguaian në formë huazimi, me mundësi qëndrimi afatgjatë në fund të sezonit.
Vitin e kaluar Barcelona pagoi 16.5 milionë euro për blerjen e Caceresit nga Villarreal, por ka vështirësi të gjejë blerës për qendërmbrojtësin 22 vjeç.