Juventusi ka shënuar fitore me rezultat prej 2-1 kundër Sevillas në kuadër të Peace Cup, ndërsa trajneri i andaluzianëve Manolo Jimenez ka deklaruar se skuadra e tij ishte më e mirë në fushë derisa pësoi golin e parë.Amauri dhe Iaquinta (26’ dhe 68’) shënuan për Juven, ndërsa dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja, Squillaci ngushtoi epërsinë.
“Derisa Juventusi shënoi golin e parë, e vetmja skuadër që u pa në fushë ishte Sevilla”.
“Ne i shtymë ata mbrapa në gjysmën e tyre, por në futbollin italian mbrojtja është gjithmonë e fortë. Sido që të jetë, e përfunduam ndeshjen mirë dhe e mbështetëm Juven për muri”, ka deklaruar Jimenez.