JUVELIVE

23 korrik 2009

Italianët shpenzuan më së shumti

E përditshmja spanjolle, As, të mërkurën e ka publikuar një artikull në të cilin shkruan se janë klubet italiane, përkundër krizës në klubet e këtij vendi, ato që kanë investuar më së shumti në blerjen e futbollistëve gjatë kësaj vere, të paktën deri tash. Pa marrë parasysh shpenzimeve stratosferike të Florentino Perez, klubet spanjolle mbeten larg atyre italiane. Janë në fakt 338, milionët e eurove në përgjithësi të investuara në blerje nga ana e klubeve të Serie A, derisa 283 milionë euro janë shpenzimet e klubeve spanjolle. Ndërsa, klubet angleze zënë pozitën e tretë, me 264 milionë euro. Përpos Genoa, Inter, Juventus e Napoli, që janë klubet të cilat kanë shpenzuar më së shumti, aty gjendet edhe Milan, i cili ka marrë para të majme nga shitja e Kaka dhe që mund të blejë në ditët e ardhshme. E njëjta gjë vlen edhe në Angli për Manchester Utd, i cili investimin më të madh e ka bërë me blerjen e Valencia, për të cilin pagoi 18.9 milionë euro, por nënkampioni anglez ka para të majme, pasi e ka shitur Cristiano Ronaldon për një shifër rekorde. Në Gjermani, vazhdon të prijë Bayern Munchen, i cili ka shpenzuar 30 milionë euro për Gomez, 11 për Tymoshchuk e 7.7 për Pranjic. Sa i përket shitjeve, klubi bavarez e ka shitur Podolskin në Koln për 10 milionë euro. Në fund gjendet Franca. Pas shitjes së Benzema, Lyon për vetëm dy ditë ka shpenzuar 57 milionë euro duke e blere treshen Lisandro Lopez-Cissokho-Bastos.