03 korrik 2009

Historia e Bufonit, nga sulmues në portier

Numri 1 i Juventusit rrëfen kalimin e menjëhershëm në futbollin italian, ku debuton me Parmën që 17 vjeç

Teksa po ndiqte me vëmendje ndeshjen Parma-Milan nga stoli, Xhianluixhi Bufon nuk do ta kishte menduar asnjëherë se në moshën 17-vjeçare e pak do të debutonte kundër një skuadre të madhe dhe historike si “Djalli”. “Fati i tij” ishte se u dëmtua Luka Buçi, portieri titullar i emilianëve dhe Nevio Skala ia besoi portën të riut Bufon, i cili vihet para dy shtyllave i sigurt në vetvete se do t’ia dilte, të paktën në atë ndeshje. Dhe pritjet e tij përballë Milanit gjigant e shpëtuan Parmën nga një humbje e thellë, por i dhanë nga ana tjetër numrit një të “axurrëve” famën e një portieri me perspektivë. Një portier që e shtriu famën te Juventusi dhe te Italia si kampion bote.

‑ Pak kohë më parë, befasuat këdo, kur qëndruat me Juventusin, në Serinë B. A është e vërtetë se kishit nënshkruar për Milanin, nëse Juvja do të kishte qëndruar në Serinë B?

‑ Po, me gjasa do të isha bashkuar me Milanin, mbi të gjitha për një sfidë të re; pastaj vetë Seria B ishte sfidë e madhe. Sot ndiej që bëra gjënë më korrekte. Ndoshta nuk ishte gjëja normale për t’u bërë, por një zgjedhje e thjeshtë për mua. Nëse Juvja duhet të kalonte në Serinë B, unë duhet të shkoja me të. Në të vërtet as që duhej të mendoja për këtë gjë: Juvja më ndihmoi të bëhesha kampion bote, pra i kisha një borxh të stërmadh.

‑ Ibrahimoviçi, Vieira, Kanavaro, Emersoni, të gjithë ndryshuan “flamur”. Ju ishit portieri më i mirë në botë dhe megjithatë luanit në Serinë B. Ç’iu bën ndryshe nga të tjerët?

‑ Ndoshta pata një një edukatë tjetër, sidomos nga prindërit e mi lidhur me mënyrën se si duhet të sillesha në marrëdhënie me të tjerët. Kam bërë mjaft gabime në jetën time, por mendoj se është normale për dikë, që kërkon të rritet dhe të zhvillohet. Të duhet të kapërcesh një mal me pengesa dhe po normalisht nganjëherë edhe rrëzohesh. Siqoftë kur sillesh në një mënyrë të caktuar, në fund, le të themi pas 10 apo 20 vitesh ti përfundon së bëri gjërat e duhura. Sa për të tjerat që lidhen me botën e futbollit, ndiej se jam sportist normal, sidomos kur pësoj ndonjë gol, të cilin duhet ta kisha shmangur. Ndoshta unë jam i vetmi futbollist që nuk i interesojnë makinat. “Lancia Y” më mjafton.

‑ Ju vini nga një familje shumë sportive. Mamaja juaj ishte hedhëse disku, babai peshëngritës, dy motrat tuaja kanë luajtur volejboll dhe basketboll. A iu kanë tërhequr ndonjëherë sporte të tjerë, kur ishit fëmi i vogël?

‑ Futbolli ishte sporti im kryesor. Kam ushtruar edhe atletikën dhe po kështu kam luajtur pak volejboll dhe basketboll, por futbolli ka qenë gjithnjë kryesori.

‑ Cilët ishin herojtë tuaj futbollistikë, teksa rriteshit?

‑ Më pëlqente Lotar Mateusi si futbollist, Tomas Skuravi (ish‑futbollist i Çekosllovakisë dhe Xhenoas) si sulmues dhe kamerunasi Tomas Nkono si portier. Më kujtohet përfaqësuesja e Kamerunit në Botërorin 1990 dhe më pëlqeu mënyra e hapur, se si Nkono u qasej ndeshjeve, pra ai u bë heroi im. Gjithnjë kam mbështetur më të dobëtit. Në Itali mbështesja Xhenoan dhe pastaj Peskarën, kur të gjithë të tjerët ndiqnin Maradonën dhe Napolin.

‑ Ishte interesante, që Nkono tërhoqi vëmendjen tuaj, sepse në atë kohë nuk ishit as portier, apo jo?

‑ Po, kjo është e vërtetë. Isha sulmues deri në moshën 13‑vjeçare kur një ditë më kërkuan të vendosesha në portë dhe

pretendimet e tij, mund ta zhbllokojë operacionin. Por për momentin Trezegoli thotë vetëm se kërkon të respektojë përkushtimin e tij me Juventusin dhe të qëndrojë edhe dy vjet të tjera. Kësisoj Pandevi është në rrezik…