JUVELIVE

04 korrik 2009

Hasan Salihamixhiç ndihet ende i dobishëm për “Zonjën”

Mesfushori boshnjak i Juventusit, Hasan Salihamixhiç, është gati të startojë sezonin e tij të tretë me fanellën bardhezi. Kundrejt blerjeve të tjera të kryera nga ish-trajneri Klaudio Ranieri, 32-vjeçari boshnjak shihet si një lojtar i rëndësishëm nga trajneri Çiro Ferrara, pasi Salihamixhiç mund të aktivizohet në shumë role të ndryshme në mesfushë dhe mbrojtje. Edhe vetë lojtari shprehet i gatshëm për këtë sfidë dhe pret me padurim sezonin e ri. “Sigurisht që skuadra është përforcuar edhe më tej me blerjen e Diegos e Kanavaros, por ndërkohë drejtuesit na kanë premtuar se blerjet nuk do të mbyllen me kaq. Nga ana tjetër, unë jam i qetë për të ardhmen time, sepse kam ende dy vjet kontratë me Juventusin, e përveç kësaj Ferrara më vlerëson”.