JUVELIVE

27 korrik 2009

Gudjohnsen në dyshim për Anglinë

Eidur Gudjohnsen ka thënë se nuk ka garanci se ai do të shkojë në Angli këtë verë. Lojtari islandez pritet të shitet nga Barcelona gjatë merkatos së kësaj vere, pasi kampionët e Europës janë të mirëfurnizuar në sulm. Ish-sulmuesi i Boltonit dhe i Çelsit është folur se do të kthehet në Premier Ligë dhe se Uest Hemi është i interesuar për të. Megjithatë, Gudjohnsen ka këmbëngulur se nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij dhe se nuk është i sigurt a është mirë për të një përvojë e dytë në Angli. “Anglia nuk është i vetmi vend ku luhet futboll. Ka shumë opsione. Sinqerisht nuk e di se cila do të jetë e ardhmja ime”, ka thënë sulmuesi i Barcelonës.