21 korrik 2009

Garcia në Benfica

Benfica ka transferuar mesfushorin spanjoll, Javi Garcia nga Real Madrid për 7 milionë euro, ka njoftuar klubi portugez të martën. 22 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Benfican.Ai është produkt i akademisë së Real Madridit, por dështoi të zërë vend në ekipin e parë duke bërë vetëm 15 paraqitje gjatë sezonit të kaluar. Garcia ka pranuar të largohet nga klubi, pas konkurrencës së fortë në gjigantin madrilen.