JUVELIVE
▼
03 korrik 2009
Galas, alternativa e Karvajos te kampionët
Kalimi i Karvajos (dhe Dekos) në Milano po kthehet në një detyrë më të vështirë nga sa ishte menduar dhe atëherë tek Interi po fillojnë të mendojnë për alternativat. Një nga këto të çon tek Uilliam Galas, mbrojtësi i Arsenalit, që ka qenë edhe në shënjestrën e Milanit. Sipas shtypit francez, lojtari i “Topçinjve” nuk ka ndërmend të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën e Vengerit (kontrata i skadon në 2010-ën) dhe tek ziakltrit do të ribashkohej me Mourinjon, me të cilin ka punuar tek Çelsi. Gjithsesi, kjo e Gallasit mbetet një hipotezë dhe shumë do të varet nga ajo që do të ndodhë në ditët në vazhdim, kur Interi dhe Çelsi do të ritakohen për të folur për dy lojtarët portugezë. Gjithsesi, është fakt se francezi është i vendosur të ndryshojë ekip dhe Seria A, prej shumë kohësh, është pjesë e dëshirave të tij.