Genoa ka bërë të ditur se e ka blerë kartonin e sulmuesit të Atalantas, Sergio Floccari. Për këtë futbollist bëhet fjalë për një rikthim në ekipin kuq e kaltër, ku kishte luajtur në sezonin 2002/03. Ndërkohë, Genoa ka njoftuar gjithashtu se e ka huazuar për një vit po në Atalanta, sulmuesin Robert Acquafresca, kartonin e së cilit e mbante Inter, por që e sakrifikoi sulmuesin e ri italian në blerjen e Diego Militos.