JUVELIVE

21 korrik 2009

Fiorentina i thotë “jo” Luizaos

Mbrojtësi i Benfikës, Luizao, nuk do të bëhet një lojtar i Fiorentinës. Përgënjeshtrimi vjen nga vetë skuadra e Firences, që publikon një komunikatë për shtyp ndaj zërave që flasin për ekzistencën e negociatave me klubin e Benfikës për blerjen e mbrojtësit portugez. “Klubi i Fiorentinës, - lexohet në këtë komunikatë -, saktëson, në kundërshtim me atë që kanë bërë të ditur disa media, se nuk po zhvillohet dhe as nuk është zhvilluar asnjë negociatë me klubin e Benfikës për të marrë mbrojtësin Luizao. Gjithashtu përgënjeshtrojmë edhe lajmin, sipas të cilit, Fiorentina ka bërë një ofertë ekonomike për këtë lojtar”.