JUVELIVE

22 korrik 2009

Eto´o-Barça, asnjë akord; Laporta: 75 milionë për Ibrën

Milano - Barcelona nuk ka aspak ndërmend t’i japë kamerunasit para në dorë për prishjen e kontratës, ndërkohë që mendon të japë plot 75 milionë në dorë për Ibrën.
Pas tratativave me Barçën për 5 milionë euro për prishje kontrate në xhepat e kamerunasit, agjenti i tij Josè Maria Mesalles u kthye sërish në Milano me përgjigje negative nga ana e Laportës. Megjithëse Inter dhe Eto’o kanë shpehur admirim reciprok për të punuar bashkë për 5 vitet e ardhshme, kamerunasi ndërkohë kërkon hakmarrje për largimin nga Barça duke i kërkuar 5 milionë euro plus një qartësim nga Guardiola për arsyen e largimit të tij. Ai shënoi dy gola deçizive me ngjyrat e Barçës në po aq finale të fituara dhe nuk i pëlqen aspak një largim i tillë. essere liquidato in quel modo.ÇMENDURIA LAPORTA – Me shumë gjasa Mes Interit dhe Eto’o nuk ka përfunduar gjithçka. Ndërkohë një pengesë jo e vogël mbart edha kalimi te Barça i Ibrahimoviçit. Laporta, pavarësisht nga ecuria e tratativës së Eto'o, ka ndërmend të shpenzojë deri në 75 milionë euro në dorë plus huazimin e Hleb vetëm që të ketë shërbimet e suedezit sa më parë.