JUVELIVE

04 korrik 2009

Buffon i lidhur me Juventusin

Menaxheri i portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon ka theksuar se klienti i tij nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.31 vjeçari kërkohej nga Manchester City në janar, por vendosi të mbetet në Torino. “Nuk ka dyshime. Ka pasur interesim nga Manchester City në janar, por largimi nga një klub si Juventus nuk është i lehtë, andaj vendimi i tij ishte të mbetet”, deklaroi Silvano Martina. Buffon është portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Juventus pagoi 32.5 milionë funta për transferimin e tij nga Parma më 2001.