JUVELIVE
▼
20 korrik 2009
Albertini: Eto, sulmuesi më i fortë në botë
Çështja kryesore në merkato është ajo që ka të bëjë me shkëmbimin e bujshëm midis sulmuesit të Interit, Ibrahimoviç dhe atij të Barcelonës, Eto. Dhe janë të shumtë ata që mendojnë se ky shkëmbim është në avantazh të spanjollëve, por jo sipas Demetrio Albertinit. Ish-lojtari i Milanit dhe i Barcelonës është i bindur se zikaltrit nuk kanë asgjë për të humbur. “Ky shkëmbim nuk më befason. Katër ditët e fundit kam qenë në Barcelonë dhe e dija se klubi donte të zgjidhte çështjen Eto. Mund të them se ai është lojtari më i fortë në botë në rolin e tij. Eshtë i kompletuar në çdo aspekt. Ashtu si Ibra, por këtë të fundit unë nuk e shikoj si një sulmues të pastër, por si një lojtar unik me cilësi të shkëlqyera, - ka thënë Albertini. - Mendoj se kjo marrëveshje është e mirë për të dyja palët, duke patur parasysh motivimet e dy lojtarëve. Laporta nuk mund t’i plotësonte kërkesat ekonomike të paraqituara nga Eto ndryshe do të ishte përballë kërkesave për një rritje rroge nga lojtarët e tjerë të skuadrës. Shitja është e vetmja zgjidhje në këto raste”.