Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, ka deklaruar se ai dëshiron të bëhet lojtari më i mirë në botë dhe t’i ndihmojë skuadrës së tij për të fituar trofe.
“Nuk jam në bisedime me asnjë skuadër tjetër përveç Arsenalit”. “Dëshiroj të bëhem lojtari më i mirë në botë. Karriera ime do të konsiderohet e suksesshme vetëm atëherë kur të jem më i miri. Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi”, ka thënë holandezi për “News of the World”.