01 qershor 2009

Tevez mbetet në Man Utd

Manchester United është pajtuar të nënshkruajë kontratë me argjentinasin Carlos Tevez pas një takimi te befasishëm me pronarët e lojtarit. Sipas kësaj marrveshje Manchesteri do ti paguaj kompanise i cila e mban pronesinë e Tevez rreth 25.5 milion Paund.Megjithatë Kia Joorabchian ka thenë se marreveshja do të përfundojë me 10 qershor. Në këto 2 edicione Tevez ka shkelqyer për Manutd por këtë vit shumicën e rasteve është paraqitur si zëvendësues dhe nëse Tevez nënshkruan për Manutd kërkon që edicionin tjetër të luajë si titullar për këtë skuadër. Kjo është shanca e fundit që i është ofruar Manutd të marrë sherbimet e sulmuesit.