04 qershor 2009
Juventus vendos; Ferrara per sezonin e ri
Juventus duket se do mbaje trajnerin Ciro Ferrara ne krye te stolit per sezonin 2009-2010 pas paraqitjeve te mira te skuadres ne dy ndeshjet e fundit te kampionatit. Bie hipoteza Luciano Spalletti, i cili merr nje page te paperballueshme dhe ka nje staf te madh qe kerkon ta marre me vete. Keshtu, shoqeria nga Torino mendon t’ia besoje skuadren ish mbrojtesit, i cili ka lene pas edhe konkurrencen e kolegeve Allegri, Blanc e Conte. Hyrje te reja do kete edhe ne nivelet drejtuese te Juventusit ku drejtori Sportiv dhe administratori i deleguar i Sampdorias, Beppe Marotta mund te bashkohet me dyshen Blanc-Secco edhe pse ky i fundit do vazhdoje te punoje me merkaton.