JUVELIVE

26 maj 2009

“Zonja” zgjedh Konten si trajnerin e ri?

Rebusi duket më në fund i zgjidhur. Juventusi paska zgjedhur Antonio Konten si trajner për sezonin e ardhshëm. Çiro Ferrara, në debutimin e tij kundër Sienës, arriti menjëherë objektivin e kualifikimit direkt në Champions, por përkushtimi i tij me kombëtaren në krah të Lipit, ia bën më të vështirë qëndrimin.Ja pse administratori i deleguar i klubit, Blank, është takuar me Konten, që me Barin thuajse ka përfunduar gjithçka. 900 mijë
euro në sezon. Kjo është kërkesa e Kontes për Matarrezen, e gjykuar e tepruar nga ana e presidentit barez, e cila ka prishur çdo mundësi marrëveshjeje mes trajnerit dhe klubit puljez. Prishje që i ka hapur rrugën Kontes në Torino. Sërish te Juvja, jo si kapiten, por si trajner.
Është vetë Matarreze që e pranon: “Do të përpiqem ta mbaj Konten, por nëse Juvja e thërret, nuk mund ta mbaj”. Dhe thirrja erdhi, e ndjekur edhe nga një takim në javën e shkuar me Zhan Klod Blankun. Drejtuesi francez është i pari që votoi zgjedhjen e Kontes, jo për mosbesim ndaj Ferrarës, sesa për prakticitet. Në qershor është Kupa e Konfederatave, vitin që vjen botërori. Përkushtime të mëdha e të rëndësishme. Juvja kërkon një trajner me kohë të plotë për t’u kthyer të fitojë menjëherë.