Nuk është një suprizë e vërtetë, por gjithsesi…. “Kjo ka qenë ndeshja ime e fundit në shtëpi me Katanian. Kam folur me klubin dhe në fund kam nxjerrë konkluzionet e mia. Do të largohem nga një skuadër në të cilën jam ndier shumë mirë.
Ka qenë një vendim i dhimbshëm, por mbetet respekti për njerëzit me të cilët kam bashkëpunuar dhe me të cilët kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera si presidenti Pulvirenti dhe drejtori i përgjithshëm Lo Monako. Nuk kam pasur kontakte me klube të tjerë”. Valter Zenga e ka lajmëruar kështu lamtumirën e tij nga klubi katanez, pas fitores 3-1 kundër Napolit. “Pse? Sepse gjërat mund të mbarojnë edhe kur janë të bukura. E përsëris, asnjë klub tjetër nuk më ka kërkuar, gjithçka është fryt i reflektimeve të mia”, ka thënë Zenga.