27 maj 2009

Xhenoa merr Krespon dhe Kuarezmën

Xhenoa që kthehet në Europë kërkon të jetë protagoniste dhe nëse Milito e Tiago Mota nisen, presidenti Preciozi përgjigjet me një fushatë blerjesh prestigjioze. Konfirmohet Flokari dhe nga Interi vijnë Krespo e Kuarezma. “Kemi arritur një marrëveshje, do të blejmë gjysmën e kartonave për 10 milionë euro, - konfirmon presidenti i Xhenoas. - Çfarë mendon Gasperini? Më përqafoi kur i thashë për Kuarezmën”. Pranë Xhenoas është edhe Kharzha.