JUVELIVE

28 maj 2009

Valter Zenga, tani më afër Lacios

Klaudio Lotito para mikrofonëve fiton kohë, por lëvizjet që do të përcaktojnë Lacion e së ardhmes po marrin formë. Gjatë kësaj jave do të zhvillohet takimi vendimtar midis drejtuesve bardhekaltër dhe trajnerit Delio Rosi, megjithatë Lotito nuk ka humbur kohë, duke kontaktuar Valter Zengën, që në fundin e këtij sezoni do të largohet nga Katania. Nga burime jozyrtare mësohet se bëhet fjalë për një kontratë njëvjeçare me një alternativë për dy vite tjerë. Zenga, të dielën, duke lajmëruar largimin nga Katania ka përjashtuar kontaktet me klube të tjerë.