Trezeguet, në shitje
Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli ka njoftuar se klubi është i gatshëm të vlerësojë ofertat për sulmuesin David Trezeguet. Ylli francez ka kaluar një sezon të vështirë, duke munguar në pjesën e parë për shkak të operacionit të gjunjëve, ndërsa ende nuk ka arritur të rikthehet në formacionin bazë.Së fundi, spekulohej se ai kërkohet në vendlindje nga Lyoni, PSG dhe Marseille. Juventusi pret ofertat.“Jemi të gatshëm ta shesim për ndonjë ofertë të mirë”, deklaroi Gigli për Sky Sport Italia.