JUVELIVE

27 maj 2009

Toti, e ardhmja nuk është në stol

E ardhmja e Françesko Totit nuk është në stol. “Sinqerisht ai i trajnerit është një rol për të cilin nuk ndihem se e bëj, - ka shpjeguar kapiteni i Romës. - Parapëlqej të mendoj për një detyrë drejtuese në klub, të ndonjë lloji që më pëlqen. Megjithatë kam akoma kohë të mendoj për një gjë të tillë”. Toti pastaj i përgjigjet prerë pyetjes mbi ndryshimin e presidencës së Romës: “Jam futbollist dhe nuk merrem me çështjet e klubit”.