27 maj 2009
SEKO PËR DIEGON - “Një armë më shumë për Juven”
Drejtori sportiv i klubit bardhezi, Alesio Seko, njeriu që bëri të mundur transferimin dhe mbylljen e marrëveshjes me Verder Bremenin për një ndër lojtarët më në zë të momentit, është i ekzaltuar pas nënshkrimit me Diegon. “Duke arritur një marrëveshje të tillë, kemi mbyllur përfundimisht një çështje, të cilën e kemi ndjekur prej muajsh. Diego është një lojtar unik në llojin e tij dhe për ta sjellë në Torino na është dashur të mundim konkurrencën e klubeve më të mëdha evropiane. Padyshim që blerja e tij do të rrisë akoma edhe më shumë potencialin e ekipit tonë. Normalisht që nga sezoni i ardhshëm do të na duhet të ndryshojmë modulin dhe stilin e lojës sonë, por gjithsesi, duke njohur cilësitë e jashtëzakonshme të brazilianit, ambientimi i tij me pjesën tjetër të skuadrës nuk do të jetë një problem. Diego do të jetë një armë më shumë për ne për të luftuar edhe më bindshëm në kampionat dhe Ligën e ardhshme të Kampioneve.