JUVELIVE
▼
26 maj 2009
Romë, fillon shitja e biletave false për finalen
Fenomeni i shitjes së biletave false është kthyer në një shqetësim për organizatorët e finales së Ligës së Kampioneve, e cila do të zhvillohet nesër në kryeqytetin italian, Romë. Policia e këtij vendi ka filluar operacionet për kapjen e kontrabandistëve, dhe ditën e sotme ka arritur të arrestojë një Izraelit. Personi i arrestuar ishte duke shitur bileta false në sheshin e Romës, dhe kishte arritur t’i “hiqte” nga duart disa prej tyre. Autoritetet italiane bënë të mundur arrestimin dhe paraburgimin e izraelitit pas kallëzimeve që kishin marrë. Në të njëjtën kohë, italianët i kanë kërkuar edhe policisë angleze të ushtrojë kontrolle të forta për parandalimin e shitjes së këtyre biletave.