“Jam i kënaqur për faktin se Akuilani ka rinovuar, unë jam në bisedime me klubin dhe shpresoj të firmos shpejt. Jemi shumë afër marrëveshjes”. Mirko Vuçiniç ka siguruar të gjithë tifozët e Romës lidhur me qëndrimin e tij tek ekipi verdhekuq. “Spaleti? Nuk është e vërtetë se cikli ka mbaruar, ai është i qetë, por nëse do të qëndrojë apo do të largohet duhet të pyesni atë. Ajo që mund të them unë është se kam kaluar tre vite shumë të bukur. Problemet financiare të klubit? Ne jemi të qetë, këto zëra nuk na shqetësojnë”, ka saktësuar sulmuesi malazias.