28 maj 2009

Parma mendon për Obafemi Martins

Obafemi Martinsit i mungon Italia, sidomos tani që Njukasëlli ka rënë në kategorinë e dytë dhe idea për të luajtur në Serinë B angleze duket se nuk pëlqehet nga nigeriani. Klubi i Premier Ligës do të donte ta mbante sulmuesin, edhe pse e di se nuk mund ta ndalojë të largohet nëse do të vinte oferta e duhur.
Dhe ka më shumë se një klub italian që është i interesuar, duke filluar nga Parma, që, e impenjuar në negociatat për bashkëpronësinë e Paloskit dhe duke mbajtur nën vëzhgim Akuafreskën, ka bërë një sondazh për nigerianin, që do të garantonte cilësi në sulm.