Barcelona dhe Real Madridi kanë pësuar humbje si vendas, nga Osasuna, respektivisht Mallorca. Sevilla ka shënuar fitore kundër Deportivo La Corunas për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Atletico Madridi e ka mposhtur Bilbaon dhe është vetëm një pikë larg Ligës së Kampionëve, ndërsa Villarrali ka shënuar fitore kundrejt Valencias për të shpresuar për kualifikim në Ligën e Kampionëve (nëse Atletico pëson humbje në javën e fundit dhe Villarreali shënon fitore).
Formacioni i javës së 37-të në La Liga (4-3-3):
Portier: Daniel Aranzubia (Deportivo La Coruna)
Mbrojtës: Javi Venta (Villarreal), Daniel Jarque (Espanyol), Cesar Cruchaga (Osasuna), Fernando Navarro (Sevilla)
Mesfushorë: Cosmin Contra (Getafe), Cleber Santana (Real Mallorca), Albert Luque (Malaga)
Sulmues: Ivan Alonso (Espanyol), Joseba Llorente (Villarreal), Diego Forlan (Atletico Madrid)