Zbarkimi në Torino i Diegos ka entuziazmuar edhe lojtarët e Juventusit, të paktën Klaudio Markizion, i cili në emër të shokëve të tij i uron mirëseardhjen brazilianit. “Linja e klubit është e qartë: kërkon të përforcojë skuadrën me elementë cilësorë, siç është edhe rasti i Diegos. Këtë vit u rikthyem në Ligën e Kampioneve, pas një eksperience në Serinë B, ndërkohë që nga sezoni i ardhshëm, me blerjet e Diegos, Kanavaros, por edhe atyre të tjerëve që priten të vinë, duam të bëjmë një paraqitje akoma më të mirë. Ndërkohë, tani duhet të fitojmë edhe ndeshjen e fundit të sezonit dhe të kualifikohemi direkt për në Champions”.