JUVELIVE

28 maj 2009

Leonardo në Francë për të marrë Gurkufin

Leonardo mund të zëvendësojë Ançelotin me kualifikimin si trajner. Braziliani duket se është në rrugën drejt stolit. Në fillim do të bëjë kursin e kategorisë së dytë në Koverçiano dhe pastaj me masterin e kategorisë së parë do të marrë licensën për të drejtuar Milanin.
Në çdo rast Leonardo është një drejtues i klubit me të gjitha kuptimet. Të hënën, ai ishte në Francë me Galianin për të risjellë në Milanelo, Joan Gurkufin.Pra, braziliani është gati: pas një jave do të nisë kursin e nivelit të dytë, që do të zgjasë një muaj.
Nga 6 korriku do të jetë pastaj në Milanelo për fillimin e stërvitjes në prag të kampionatit dhe pasi të regjistrohet për masterin e nivelit të dytë, do të marrë nga sektori teknik i Federatës Italiane të Futbollit të drejtën për të drejtuar. Licencë që u jepet të gjithë ish-futbollistëve, që kanë zhvilluar të paktën një fazë finale të një kampionati botëror. Dhe Leonardo triumfoi në 1994-ën me Brazilin.
Pastaj, në fund të masterit, braziliani do të ketë më në fund në xhep licensën e nivelit të parë. Sidoqoftë, trajneri 39-vjeçar është aktiv që tani në rolin e tij. Të hënën, së bashku me Galianin ishte në Francë për të folur me drejtuesit e Bordosë mbi rikthimin nga huazimi të Gurkufit.
Mesfushori francez, që është i huazuar që verën e shkuar, është një nga objektivat kryesorë të Milanit të ri të Leonardos. Brenda së dielës 31 maj, do të mësohet edhe e ardhmja e 23-vjeçarit. Brenda kësaj date, francezët kanë të drejtë të marrin kartonin e plotë.