Futbollisti uruguaian Diego Forlan, ka mundësi të mirë për ta fituar Këpucën e Artë, premi kjo që i jepet golashënuesit më të mirë në Evropë në fund të çdo sezoni. Sulmuesi i Atletico Madrid ka shënuar plot 31 gola këtë sezon, duke grumbulluar 62 pikë (në kampionatet më të forta evropiane, një gol vlen 2 pikë), një xhiro pa përfunduar sezoni në La Liga spanjolle.
Pas ish futbollistit të Manchester United e Villarreal, renditet sulmuesi Marc Janko, i klubit Salsburg, i cili ka realizuar plot 39 gola. Mirëpo, për shkak se bën pjesë në një kampionat më pak të fortë, në atë austriak, një gol i tij vlerësohet me 1.5 pikë, kështu që ai ka grumbulluar 58.5 pikë.
I treti në renditje vjen sërish nga La Liga spanjolle. Bëhet fjalë për sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto'o, i cili ka shënuar 29 gola, duke grumbulluar 58 pikë. Pozita e katërt i takon kampionit të freskët të Bundesligas me klubin e tij Wolfsburg, brazilianit Grafite, i cili e përfundoi sezonin si lider në kampionatin gjerman me 28 gola, përkatësisht 56 pikë.
Renditja e 10 shënuesve më të mirë në Evropë
1. Diego Forlan (Atletico Madrid) 31 – 62
2. Marc Janko (Salsburg) 39 – 58.5
3. Samuel Eto'o (Barcellona) 29 – 58
4. Grafite (Wolfsburg) 28 – 56
5. David Villa (Valencia) 26 – 52
6. Edin Dzeko (Wolfsburg) 26 – 52
7. Mario Gomez (Stuttgart) 24 – 48
8. André-Pierre Gignac (Toulouse) 24 – 48
9. Lionel Messi (Barcellona) 23 – 46
10. Marco Di Vaio (Bologna) 23 – 46