JUVELIVE

28 maj 2009

Juve: D‘Agostino, Ksabi ose Pizarro

Nëse Antonio Konte do të emërohet në stolin e Juventusit, ashtu si parashikohet, bardhezinjtë do të bëjnë një investim të rëndësishëm në mesfushë. Pas Diegos, drejtuesit e "Zonjës së Vjetër" synojnë të blejnë një tjetër mesfushor cilësor. Në listën e objektivave kanë mbetur vetëm tre emra: Gaetano D‘Agostino, David Pizarro dhe Ksabi Alonso. D‘Agostino, që cilësohet "truri" i Udinezes, është alternativa e preferuar, por aspak i lehtë sepse për të interesohet edhe Interi. Kartoni kushton afro 15 milionë euro. Pista Alonso duket e vështirë, prej konkurrencës së Realit, ndërsa Pizarro realizohet vetëm nëse nuk rinovon me Romën.