JUVELIVE

23 maj 2009

Inter në kërkim të N. 10: Deko ose Riberi

Një numër 10 për Hozè Mourinjon, për t’i bërë të qartë se “fatlum” do jetë ai që do drejtojë Interin vitin e ardhshëm, më shumë sesa Realin e Madridit. Një numër 10 pasi ka blerë një numër 9 të jashtëzakonshëm, Diego Militon, dhe ndoshta një numër 6 të fortë, Tiago Motën. Plus një talent të ri, Marko Arnautoviç (megjithëse do kaluar pengesa Çelsi), plus një opsion (Tevez ose Aguero) në rast (ose jo) se Ibrahimoviç këmbëngul të ndryshojë ekip. Fillojmë nga trekuartisti.N. 10 – Me të mbërritur në Itali, Mourinjo shfaqi idenë e tij të një moduli 4-3-3 me tre sulmues. Mansini ishte mirë, u ble edhe Kuarezma për të plotësuar organikën. Dështim total që në javët e para. Të dielën në darkë, pas pothuajse një sezoni të tërë të luajtur në formë rombi 'd.m.th. me trekuartist', Mourinjo tregoi një indikacion të qartë për Interin e vitit të ardhshëm. Që është ajo aktualja por me më shumë kualitet. “Unë kam qenë një trajner që kam lujatur me një sistem të vetëm loje për një sezon të tërë. Më duket se është tepër e rëndësishme që të kem lojtarë të aftë të interpretojnë disa module të ndryshme në fushë. Ne kemi nevojë për një numër 10 të vërtetë”, deklaroi tekniku portugez. Ky është revolucioni taktik. Numri 10 i Interit të vitit 2009-2010 do të jetë një lojtar me më shumë fantazi e teknikë se Dejan Stankoviç, që duke u tërhequr disa metra më pas, do jetë pjesë e treshes së mesfushës. Dhe këtë e tregon vetë Mou në intervistën e tij për “Sky”: “Stankoviç më nevojitet në një tjetër pozicion”. Tekniku portugez dëshiron një lojtar që di të driblojë, të krijojë lojë e të frymëzojë Militon e Ibrahimoviçin (nëse qëndron). Dëshiron një që dhuron spektakël për të mos dëgjuar më shprehje të tilla si (por të vërteta) se Interi është i fortë por jo i bukur, solid por pa teknikë, kompakt por pak brilant. Tre janë emrat në listën e Brankës dhe Orialit: Deko, Nasri dhe Riberi që përkon me linjën e fantazisë por duke u nisur nga krahët. Ideja është që Kambiaso të vendoset para mbrojtjes dhe Tiago Mota e Stankoviç vendosen mesfushorë të brendshëm dhe një trekuartist pas sulmit të formuar nga Ibra e Milito. Ose jashtë loje Stankoviç, për të vendosur një dyshe shkatërruese para mbrojtjes si Kambiaso-Tiago Mota dhe një organizator pas treshes sulmuese Baloteli (Arnautoviç)- Milito-Ibrahimoviç. Deko është një lojtar i fortdëshiruar nga Mourinjo dhe Branka dje është takuar me prokuratorin e lojtarit Mendez edhe për Karvajon e Kuarezmën. Problem mbetet se Interi s’mund të blejë të gjithë portugezët e aq më tepër të gjithë ata të Çelsit.