27 maj 2009

Gjykatësi sportiv “syrgjynos” Torinon

Dorë e ashpër e gjykatësit sportiv për grindjen në “Olimpiko” në fund të ndeshjes Torino-Xhenoa. Janë pesë lojtarët “granata” që janë dënuar: katër javë për Ogbonanë e Pizanon, dy për Biankin, Dianën e Pratalin. Skuadra e Kamolezes të dielën do të luajë ndaj Romës pa 7 lojtarë, duke parë që janë pezulluar me një javë edhe Xhemaili e Abate për faulla gjatë lojës (si dhe gjenovezi Juriç). Ndërkohë, në kampin e Xhenoas është pezulluar Olivera me 3 javë.