Nëse nuk do ta mbyllë karrierën me Interin egziston edhe një mundësi për t’u transferuar në Kinë. Fantazisti portugez mund të vendosë të zhvillojë edhe një sezon tjetër në Lindjen e largët para se t’i thotë lamtumirë futbollit. Sipas të përditshmes kineze “Titans Sport”, lojtari i Interit duket se po vlerëson një ofertë që ka ardhur nga një klub kinez: “Kam disa kontakte me klube të ndryshme. Më vjen mirë që më ka ardhur një ofertë nga një klub kinez. Do të ishte një eksperiencë interesante”, ka thënë Figo.